Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeQeveria anulon 400 milionë dollarë për Universitetin e KolumbiasSinjali

Qeveria anulon 400 milionë dollarë për Universitetin e KolumbiasSinjali

Administrata e Presidentit Donald Trump ka anuluar fondet dhe kontratat me vlerë totale prej 400 milionë dollarësh për Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, për shkak të “mosveprimit ndaj përndjekjes së vazhdueshme të studentëve hebrej”, njoftoi të premten Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA).

Qeveria amerikane tha se fondet e anuluara do të zbriteshin nga projektet me vlerë të përgjithshme prej 5 miliardë dollarësh të caktuara për Universitetin Kolumbia. Njoftimi u bë nëpërmjet një deklarate të përbashkët të Departamentit të Drejtësisë, Departamentit të Arsimit dhe Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.

Universiteti i Kolumbias u vendos në epiqendër të protestave universitare, gjatë të cilave demonstruesit kërkonin dhënien fund të mbështetjes amerikane për Izraelin, për shkak të vdekjeve në radhët e civilëve dhe krizës humanitare të shkaktuar nga operacioni ushtarak i Izraelit në Gazë.

Gjatë protestave dhe kundër-protestave pati akuza për antisemitizëm dhe islamofobi. Universiteti i Kolumbias ka thënë më parë se ka bërë përpjekje për t’iu kundërvënë antisemitizmit.

“Anulimi i këtyre fondeve të taksapaguesve është sinjali ynë më i fortë deri më tani se qeveria federale nuk do të jetë palë me një institucion arsimor si Kolumbia, që nuk mbron studentët dhe punonjësit hebrej”, tha Leo Terrell, drejtues i grupit të punës për antisemitizmin në Departamentin e Drejtësisë.

Nuk u bë menjëherë e qartë se cilat janë konkretisht projektet dhe fondet që po anulohen.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT