Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeQeriqi: Gëzimi për gjendjen e Thaçit është i papranueshëm dhe duhet dënuar...

Qeriqi: Gëzimi për gjendjen e Thaçit është i papranueshëm dhe duhet dënuar (VIDEO) 

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kandidatit për deputet të Vetëvendosjes, Luan Gacaferi, i cili në renditjen e lajmeve të mira për Kosovën ka përfshirë edhe raportimet mbi gjendjen jo të mirë shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Kur e pashë reagimin e kandidatit, ishte shqetësuese dhe mendoj se duhet të jetë edhe e dënueshme kjo gjuhë që ai ka përdorur, apo kushdo tjetër”.

Sepse këtu flitet për luftën e UÇK-së dhe për krerët e saj që janë në Hagë”.

Ata kanë udhëhequr luftën dhe sot dikush të rreshtohet në krah të Serbisë duke përdorur këtë gjuhë është e papranueshme”, tha Qeriqi, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Deklaraten e plotë, ndiqeni në vijim:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT