Banorët e fshatit Nakarade në komunën e Fushë Kosovës po vazhdojnë të përballen me qentë endacakë, situatë kjo që është kthyer në shqetësim serioz për sigurinë dhe jetën e tyre.
Pamjet e dërguara në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova tregojnë një numër të madh të qenve që lëvizin nëpër rrugët e fshatit.
Sipas banorëve që kanë telefonuar në emision, situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese dhe ata thonë se ndihen të rrezikuar, sidomos gjatë mbrëmjes dhe në orët e hershme të mëngjesit.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet.


