Friday, October 2, 2026
spot_img
HomeLajmePas largimit të Ronaldos, Bruno Fernandes emërohet kapiten i Portugalisë

Pas largimit të Ronaldos, Bruno Fernandes emërohet kapiten i Portugalisë

Bruno Fernandes do të jetë kapiteni i Portugalisë në ndeshjet e ardhshme, pas largimit të Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i Kombëtares.

Federata Portugeze e Futbollit ka korrigjuar njoftimin e saj fillestar dhe ka konfirmuar se shiriti i kapitenit do t’i besohet mesfushorit të Manchester Unitedit, duke lënë pas Ruben Diasin, i cili ishte përmendur fillimisht për këtë rol.

Kështu, Fernandes do të marrë përsipër të udhëheqë Portugalinë në fushë në mungesë të Ronaldos. Ai do të mbajë shiritin e kapitenit si te Kombëtarja, ashtu edhe te Manchester Unitedi.

Vendimi vjen në një periudhë të trazuar për Portugalinë, pasi Ronaldo u largua nga grumbullimi pas përplasjes me përzgjedhësin Jorge Jesus.

Tani, vëmendja do të jetë te Fernandes, i cili do të ketë përgjegjësinë për të udhëhequr skuadrën portugeze pa yllin e saj kryesor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT