Avokati i Popullit, Naim Qelaj në Info Magazine në Klan Kosova tha se edhe pse Gjykata Speciale është themeluar nga shteti i Kosovës, kjo gjykatë sipas tij, nuk po u përgjigjet institucionet të saj.
“Në takimet që i kam pasur me kryetaren ( e Gjykatës Speciale), shpeshherë e kam potencuar që mosbesimi ndaj institucioneve të Kosovës deri në këtë masë sa mos me iu kthyer edhe përgjigje është një veprim i papranueshëm për vetë faktin se ajo gjykatë është krijuar nga Kosova”, ka thënë Qelaj.
I pyetur se si është përgjigjur kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ai tha se përgjigja e saj ishte se gjykata në fjalë “vepron ne përputhje me standardet dhe kanë parime shumë të qarta:
“Zakonisht përgjigjet se ata veprojnë me përputhje me standardet kanë parime shumë të qarta të respektimit i të drejtave të njeriut, i përgjigjen si të themi standardeve të drejtësisë ndërkombëtare, por kur bien puna për autoritetet e Republikës së Kosovës dijmë e përdor edhe shprehje sikur “ju nuk jeni kompetentë, as nuk keni mandat, nuk keni fushë veprim me veprua mbi gjykatën dhe në këtë drejtim unë e konsideroj që kjo gjykatë është themeluar nga Kosova por nuk i përgjigjet fare Kosovës”, ka shtuar Qelaj.
Ai gjithashtu potencoi se nuk janë kundër gjykatës, apo po kërkojnë mbylljen e saj, por siç tha “kërkojnë respektim të standardeve për gjykim të drejtë si dhe fuqizim të gjykatës përmes transparencës, llogaridhënies dhe rritjes së besimit në publik”.


