Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajmeDogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në Kullë, konfiskohen mbi...

Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në Kullë, konfiskohen mbi 13 mijë euro

Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 54 mijë euro të padeklaruara gjatë një kontrolli në pikëkalimin kufitar të Kullës.

Sipas Doganës, gjatë kontrollit të një automjeti të përzgjedhur për ekzaminim në vijën e dytë, zyrtarët doganorë kanë gjetur para të gatshme në euro dhe valuta të tjera të huaja.

Pas konvertimit sipas kursit zyrtar, vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara ka rezultuar mbi 54 mijë euro.

Në përputhje me procedurat ligjore dhe udhëzimet e organit kompetent, është konfiskuar 25 për qind e shumës së padeklaruar, në vlerë prej mbi 13 mijë e 500 euro, ndërsa pjesa tjetër është proceduar sipas rregullave në fuqi.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar udhëtarët se gjatë kalimit të kufirit janë të obliguar të deklarojnë mjetet monetare në përputhje me legjislacionin.

Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet dhe veprimet për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT