Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë gjithëpopullore për nesër në Prishtinë, në kundërshtim me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta është paralajmëruar të mbahet në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në tubim.
Gjatë qëndrimit në sheshin e Prishtinës, Gucati është përfshirë edhe në një debat me një qytetar, i cili i ka drejtuar disa pyetje lidhur me situatën politike dhe vendimin e Hagës.
“A bën unë me ta dhënë një propozim?”, e pyeti qytetari Gucatin.
“Pesë propozime. Shkruaj pesë propozime në letër, unë t’i marrë”, iu përgjigj kreu i OVL-UÇK-së.
Qytetari më pas ngriti çështjen e buxhetit të Kosovës dhe dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“A i keni 20 miliardë buxhet? Çka na vyn 20 miliardë buxhet kur na dënohen këta?”, tha ai.
Gucati iu përgjigj duke e drejtuar kritikën ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti.
“Qe ku është hajni, qe ku është mashtruesi. Unë s’jam Qeveria”, deklaroi Gucati, duke iu referuar Kurtit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


