Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajmeShënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë

Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka njoftuar për rastin e parë të vdekjes së një pacienti të diagnostikuar me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV).

Sipas njoftimit, pacienti Rr. I., i lindur më 2 maj 1960, ishte hospitalizuar më 10 shtator në Klinikën Infektive me diagnozën e meningoencefalitit akut dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Para hospitalizimit, pacienti ishte trajtuar për pesë ditë në mënyrë ambulatore. Me pranimin në Klinikën Infektive, atij iu kryen ekzaminimet diagnostikuese dhe u nis menjëherë trajtimi mjekësor, së bashku me konsultat përkatëse.

Në kuadër të analizave laboratorike u krye edhe testi RT-PCR për Virusin e Nilit Perënd vazhdoi të ishte tejet e rëndë dhe kërkoi trajtim intensiv. Sipas QKUK-së, stafi mjekësor ndërmori të gjitha masat dhe procedurat e nevojshme, duke vazhduar trajtimin në përputhje me gjendjen klinimor, i cili rezultoi pozitiv.

Gjendja e pacientit vazhdoi të ishte tejet e rëndë dhe kërkoi trajtim intensiv. Sipas QKUK-së, stafi mjekësor ndërmori të gjitha masat dhe procedurat e nevojshme, duke vazhduar trajtimin në përputhje me gjendjen klinike.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit dhe trajtimit të ofruar, pacienti ndërroi jetë më 15 shtator 2026, në orën 08:40.

Ky është rasti i parë i raportuar i vdekjes së një pacienti të diagnostikuar me Virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT