Tuesday, July 7, 2026
spot_img
HomeLajmePunimi i plisit sipas teknikës së vjetër, një trashëgimi që po zbehet...

Punimi i plisit sipas teknikës së vjetër, një trashëgimi që po zbehet (VIDEO)

Plisi, një nga simbolet më të vjetra të identitetit shqiptar dhe pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore, po vazhdon të punohet me teknikën tradicionale nga gjithnjë e më pak mjeshtër.

Në Gjakovë, mjeshtri i punimit të plisit, Afrim Kika, ka treguar për emisionin “Krejt Kapak” në Klan Kosova procesin e punimit të plisit, sipas metodës së trashëguar brez pas brezi.

Ai ka thënë se teknika e vjetër, të cilën e kanë përdorur ai, paraardhësit e tij dhe shumë gjenerata të familjes Kika, po zhduket gradualisht.

“Teknikën e vjetër, siç e punoj unë dhe të parët e mi, e shumë gjenerata, ajo ka filluar vetëm të zhduket”, është shprehur Kika.

Megjithëse plisi mbetet simbol i rëndësishëm i kulturës dhe identitetit shqiptar, numri i atyre që e punojnë në mënyrë tradicionale është gjithnjë e më i vogël, duke ngritur shqetësime për ruajtjen e kësaj zeje të veçantë.

Materialin e plotë mund ta ndiqni në emisionin “Krejt Kapak” në Klan Kosova:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT