Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se rruga “Dardania” do të mbyllet plotësisht për qarkullimin e automjeteve nga 6 deri më 15 tetor, për shkak të punimeve që do të zhvillohen në këtë zonë.
Sipas njoftimit të Komunës, gjatë kësaj periudhe do të jetë e pamundur edhe qasja në parkingjet nëntokësore përgjatë kësaj rruge.
“Për shkak të natyrës së punimeve që do të zhvillohen, rruga ‘Dardania’ do të jetë e mbyllur plotësisht për qarkullimin e automjeteve nga data 06.10.2026 deri më 15.10.2026”, thuhet në njoftim.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se punimet kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve në këtë zonë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


