Georgina Rodriguez është përfshirë në debatin që ka përfshirë Cristiano Ronaldon dhe trajnerin e Portugalisë, Jorge Jesus, pas zhvillimeve të fundit në Kombëtaren portugeze.
Partnerja e Ronaldos publikoi në Instagram një story ku kritikonte drejtpërdrejt trajnerin, duke shpërndarë një deklaratë që ia atribuonte ish-trajnerit të Ronaldos te Manchester United, Sir Alex Ferguson.
Në postim thuhej se nëse Jorge Jesus e dinte se nuk kishte ndërmend ta përdorte Ronaldon, nuk duhej ta kishte ftuar fare. Georgina e shoqëroi këtë deklaratë me komentin: “Nuk e di si ky njeri mund të quhet Krisht”, duke iu referuar emrit të trajnerit portugez.
Postimi qëndroi vetëm për pak minuta në Instagram, përpara se të fshihej, por gjatë kësaj kohe u shpërnda në rrjetet sociale dhe mori vëmendje të madhe.
Megjithatë, deklarata e publikuar nga Georgina dhe e atribuar Fergusonit rezultoi të ishte e rreme. Pavarësisht kësaj, postimi ka nxitur reagime të shumta dhe ka shtuar edhe më shumë polemikat rreth marrëdhënies mes Ronaldos dhe Jorge Jesusit.
Debati është zhvilluar në një kohë kur tifozët e Ronaldos kanë reaguar fuqishëm në rrjetet sociale lidhur me trajtimin e kapitenit portugez nga stafi i Kombëtares.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


