KRU “Gjakova” ka njoftuar se nesër, më 23 shtator, ekipet e kompanisë do të zhvillojnë punime në rrugën “Nënë Tereza”, në afërsi të Çerdhes së Devës, në qendër të qytetit të Gjakovës.
Në njoftim bëhet e ditur se për realizimin e punimeve do të bllokohet përkohësisht një pjesë e trasesë së rrugës, ku do të ndërtohet puseta e kanalizimit, e cila do të ofrojë zgjidhje për problemet e kanalizimit për banorët e kësaj zone.
“Bllokimi i rrugës do të zgjasë 24 orë. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të punimeve”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


