Nga ora 10:00 e së hënës hyjnë në fuqi çmimet e reja të derivateve në Kosovë, të cilat do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara.
Sipas MINTI-t nafta do të shitet me 1.41 euro për litër, benzina me 1.36 euro, ndërsa gazi me 0.64 euro për litër, transmeton Klankosova.tv.


