Wednesday, August 26, 2026
spot_img
HomeLajmeSulm i përgjakshëm në Haiti, 47 të vrarë dhe mbi 50 pengje

Sulm i përgjakshëm në Haiti, 47 të vrarë dhe mbi 50 pengje

Të paktën 47 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë rrëmbyer gjatë një sulmi të armatosur në Kenscoff, një komunitet pranë kryeqytetit të Haitit, njoftuan Kombet e Bashkuara.

Sulmi, i kryer të dielën, konsiderohet një nga rrëmbimet masive më të mëdha të viteve të fundit në Haiti dhe ka rikthyer shqetësimet për përkeqësimin e situatës së sigurisë në vend.

Një drejtues bande ka kërcënuar se do të vrasë pengjet nëse forcat e sigurisë eliminojnë ndonjë prej anëtarëve të bandës gjatë operacioneve për rimarrjen e kontrollit të zonës.

Banori i Kenscoff, Marc Paul, tregoi se gjatë sulmit humbi vëllain, njerkën, njerkun dhe dy kushërinj, ndërsa mbesa e tij 16-vjeçare u rrëmbye dhe u dhunua, por më vonë arriti të shpëtonte.

“Duhej të kaloja mbi trupa”, rrëfeu Paul, duke përshkruar momentet e arratisjes. Ai tha se familja e tij kishte humbur edhe më parë shtëpinë gjatë një sulmi të bandave në janar 2025, por dhuna e këtij sulmi ishte shumë më e rëndë.

Autoritetet në Haiti dhe forcat ndërkombëtare përballen tashmë me një situatë të ndërlikuar: çdo operacion për lirimin e pengjeve dhe rikthimin e kontrollit në Kenscoff mund të rrezikojë jetën e personave të rrëmbyer, ndërsa mosveprimi mund t’u japë bandave më shumë hapësirë për të forcuar kontrollin mbi zonën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT