Veteranë të luftës, invalidë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë nga vende të ndryshme kanë protestuar në Zarë të Kroacisë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestuesit kanë udhëtuar nga disa shtete evropiane, duke mbërritur me vetura dhe autobusë, ndërsa pjesëmarrja ka qenë e madhe nga diaspora shqiptare.
Të pranishmit kanë valëvitur flamuj të UÇK-së dhe të SHBA-së, duke kënduar këngë patriotike dhe duke mbajtur fjalime në mbështetje të kërkesave të tyre.
Organizatori i protestës, Esad Çollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve Veteranë në Kroaci, ka adresuar një thirrje për unitet, duke kritikuar edhe qeverinë në Prishtinë.
Ndërkohë, disa nga pjesëmarrësit kanë theksuar se pastërtia e luftës duhet të konfirmohet përfundimisht nga Gjykata Speciale më 16 shtator.
Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në disa shtete të tjera, me pjesëmarrje të madhe të shqiptarëve nga diaspora.
Për më shumë ndiqeni kronikën në vijim:


