Wednesday, August 26, 2026
spot_img
HomeLajmePDK-ja bllokon hyrjen e Qeverisë, në aksion edhe asamblistë, drejtorë e aktivistë...

PDK-ja bllokon hyrjen e Qeverisë, në aksion edhe asamblistë, drejtorë e aktivistë nga Mitrovica

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka vazhduar edhe këtë të mërkurë aksionin e bllokimit të hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Kësaj here, deputetëve të PDK-së u janë bashkuar edhe asambleistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Mitrovicës.

PDK-ja prej ditësh po zhvillon këtë aksion para objektit të Qeverisë, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe përfundimin e konstituimit të Kuvendit.

Në ditët e fundit, këtyre aktiviteteve iu është bashkuar edhe Aleanca, ndërsa partitë opozitare kërkojnë që procesi i konstituimit të rikthehet në Kuvend dhe të përmbyllet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT