Përfaqësuesit e fermerëve të qumështit kanë nisur takimin me zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, pas kërkesës së tyre gjatë protestës së mbajtur sot para para objektit të institucionit.
Fermerët protestuan duke kërkuar zgjidhje urgjente për krizën në sektor, e cila sipas tyre po rrezikon falimentimin e fermave, pas ndalimit të grumbullimit të qumështit tash e katër ditë dhe mbylljes së përkohshme të qumështores “Vita”.
Gjatë protestës, ata u paraqitën me pankarta, kova dhe traktorë, duke artikuluar tri kërkesa kryesore, rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit, publikimin e rezultateve të analizave për produktet vendore, si dhe kthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit për të shmangur falimentimin e fermave.
Me të përfunduar protesta, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ftoi tre përfaqësues të prodhuesve vendorë në takim, i cili tashmë ka nisur dhe pritet të trajtojë kërkesat e tyre.
Për më shumë, ka raportuar edhe gazetarja e Klan Kosova, Sala Gashi.


