Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeProkuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin në Zveçan

Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin në Zveçan

Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj I.M., i arrestuar gjatë një operacioni policor të zhvilluar të dielën në Zveçan.

Sipas Prokurorisë Speciale, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Pas arrestimit, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Në kuadër të operacionit janë realizuar edhe veprime të tjera hetimore, ndërsa Prokuroria ka bërë publike pamje zyrtare nga aksioni dhe arrestimi i personit të dyshuar.

Për masën ndaj të arrestuarit do të vendosë Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT