Veshi uniformën e policisë, e në rrjete sociale njoftoi se mori detyrë të re.
Por, prizrenasi me inicialet A. M këtë e bëri veç për qejf pasi këtu nuk pati të vërtetë asgjë, raporton Klan Kosova.
Ai nuk u bë pjesë e Policisë së Kosovës, e as uniforma nuk qe e tij.
Kjo aktivizoi organet e drejtësisë.
E vet qytetari i tha Klanit se nuk e pati idenë se do të merrej seriozisht postimi i tij dhe se s’kishte qëllim të keq.
Veshjen që ai e shfrytëzoi veç për fotografi, e hasi në një dyqan uniformash, kur shkoi për krejt diçka tjetër.
Këtë e konfirmon edhe pronari.
A.M. pranoi se ka bërë gabim, derisa bëri me dije se nga rrjetet sociale e ka fshirë postimin që i solli telashe.
The post Prizrenasi u vesh si polic, aktivizoi organet e drejtësisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


