Wednesday, August 26, 2026
spot_img
HomeShowbizPrivohet nga liria 50 vjeçari nga Shkupi, iu gjetën bimë kanabisi në...

Privohet nga liria 50 vjeçari nga Shkupi, iu gjetën bimë kanabisi në shtëpi

Në fshatin Straçincë të Shkupit, oficerët e Njësisë së Policisë Ndërhyrëse e privuan nga liria personin me inicialet S.I., 50-vjeçar.

Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, oficerët e Policisë vunë re se kishte degë dhe kërcej në vazo të bimës së kanabisit të varura nën strehën e shtëpisë së tij.


Më vonë, me urdhër gjykate, Njësia e Tregtisë së Paligjshme kreu një kontroll në shtëpinë e tij, gjatë së cilës u gjetën dhe u sekuestruan 90 degë të bimës së kanabisit dhe dy qese me degë më të vogla të bimës së kanabisit.

Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Gazi Babës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT