Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmePrishtinë: Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura,...

Prishtinë: Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, konkretisht në lagjen Vetërnik.

I dyshuari derisa ka qenë duke lëvizuar me veturë, kishte shtënë disa herë në ajër.

Siç njofton policia, i njëjti në largim e sipër e kishte hedhur armën nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut, transmeton Klankosova.tv

Personi në fjalë nuk ishte intervistuar për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT