Wednesday, August 26, 2026
spot_img
HomeLajme“Prishtina Parking”: Sot ekzekutohen pjesërisht pagat, pjesa tjetër në ditët në vijim

“Prishtina Parking”: Sot ekzekutohen pjesërisht pagat, pjesa tjetër në ditët në vijim

Pas protestës së punëtorëve, ka reaguar Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking”.

Kjo ndërmarrje ka sqaruar çështjen e mungesës së pagave për punëtorët, për çka edhe kanë protestuar gjatë së martës.

“Pas vendimit të Gjykatës Supreme për shfuqizimin e pjesshëm të Rregullores për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve, N.P.L. “Prishtina Parking” Sh.A. ka rifilluar operimin e saj të rregullt më 10 shtator 2025, duke vazhduar ofrimin e shërbimeve për qytetarët.”, thuhet në komunikatë.

Aty thuhet se pezullimi i aktivitetit për një periudhë të caktuar ka ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen financiare, duke shkaktuar vështirësi në realizimin e të hyrave dhe, si pasojë, krijimin e obligimeve financiare.

“Për shkak të kësaj situate, ka pasur vonesë në ekzekutimin e pagave të punëtorëve. Megjithatë, ju njoftojmë se pagat e punëtorëve të Ndërmarrjes do të ekzekutohen pjesërisht gjatë ditës së sotme. Ndërsa, pjesa e mbetur do të ekzekutohet gjatë ditëve në vijim.”, thuhet tutje në komunikatë. /Klankosova.tv

 

Punëtorët e ‘Prishtina Parking’ paralajmërojnë për vazhdim të protestave nëse nuk iu dalin pagat

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT