Tuesday, July 7, 2026
spot_img
HomeLajmePrishtina Parking: Protestojnë punëtorët, duan pagat e tyre (VIDEO)

Prishtina Parking: Protestojnë punëtorët, duan pagat e tyre (VIDEO)

Punëtorët e ndërmarrjes komunale, “Prishtina Parking”, kanë bojkotuar punën të martën, duke lënë pa pagesë fizike shumicën e parkingjeve në kryeqytet.

Protesta erdhi si shenjë pakënaqësie për mosmarrjen e pagave të muajit të kaluar, raporton Klan Kosova.

Nga ndërmarrja kanë bërë të ditur se vonesat lidhen me vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e pjesshëm të rregullores për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve.

Ata kanë premtuar se pagat do të ekzekutohen pjesërisht gjatë ditës së martë, ndërsa pjesa tjetër në ditët në vijim.

Detajet i gjeni në kronikën vijuese:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT