Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportPrishtina ia merr fitoren në fund Borës

Prishtina ia merr fitoren në fund Borës

Prishtina e ka mundur Borën në fund të takimit me rezultat 67:72.

Bora ishte duke avancuar gjatë pjesës më të madhe të takimit, mirëpo Plisat u treguan më të fortë në fund.

Alex Lomax pati më së shumti pikë për Borën dhe në përgjithësi në takim, 18.

Në anën tjetër, Rasid Mahalbasic i Prishtinës shënoi 17 sosh.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Me këtë fitore Sigal Prishtina ngjitet në vendin e parë me 38 pikë, por Trepça dhe Bashkimi kanë një pikë më pak dhe nga një ndeshje më pak të zhvilluar në vendet dy dhe tre.

Ndërkaq, Bora ndodhet e gjashta me 31 pikë.

Kjo ndeshje u dha direkt në platformën Art Motion, gjegjësisht në kanalin Sport 2.

The post Prishtina ia merr fitoren në fund Borës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT