Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmePrishet prapë ngrohja në "Karagaq” të Pejës: Pritet të rregullohet dhe të...

Prishet prapë ngrohja në “Karagaq” të Pejës: Pritet të rregullohet dhe të vazhdohet numërimi i votave (VIDEO)

Palestra sportive “Karagaq” në Pejë është përballur sërish me probleme në sistemin e ngrohjes, duke shkaktuar vonesa në procesin e numërimit të votave për deputet.

Sipas menaxhmentit të palestrës, defekti është shkaktuar nga një pllakë e nxehtësisë që është prishur,  i cili daton që nga vitet ‘70′, njofton Klankosova.tv.

Për shkak të temperaturave të ulëta, numërimi i votave ka qenë i ngadalësuar.

Deri më tani janë numëruar vetëm 33 nga 132 kutitë e votimit.

Sipas raportimit në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, nga gazetari Valdrin Daci , procesi pritet të rifillojë prapë sot.

Raportimin e plotë, ndiqni në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT