Në një video të publikuar nga “Nacionale” shihet anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, teksa kërcënonte e i bënte presion një zyrtari të KQZ-së aty.
Në lidhje me këtë, Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim është shprehur se çdo përpjekje e anëtarëve të KQZ-së për të ndërhyrë në punën e komisionerëve dhe vëzhguesve, siç tha ai, është tërësisht e papranueshme.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se këto ndërhyrje duhet të ndalen menjëherë, siç u shpreh, për të garantuar integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve, përcjell Klankosova.tv.
âModeli i përcaktuar për KQZ-në në Kosovë është ai i një institucioni të pavarur, ku anëtarët e saj betohen për të shërbyer në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Ãdo përpjekje e anëtarëve të KQZ-së për të ndërhyrë në punën e komisionerëve dhe vëzhguesve të subjekteve politike, përmes ndikimit apo presionit, është tërësisht e papranueshmeâ.
âKëto ndërhyrje duhet të ndalen menjëherë për të garantuar integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve. Në të kundërtën, Presidentja e Kosovës duhet të ndërmarrë masa për shkarkimin e anëtarëve që shkelin detyrimet e tyre, veçanërisht ndaj atyre që janë përsëritës në cenimin e administrimit të zgjedhjeveâ, shkroi tutje Krasniqi.
”Ty t’qesim jasht”, Kurteshi kërcënon e u bënë presion vëzhguesve për një fletëvotim (PAMJE)
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


