Sunday, May 31, 2026
spot_img
HomeLajmePrenkaj për deklaratën e Hoxhës: Mesazhi për Kosovën u dha me bekimin...

Prenkaj për deklaratën e Hoxhës: Mesazhi për Kosovën u dha me bekimin e aleatëve të NATO-s (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha, dha një mesazh të fuqishëm gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

“Kush e prek Kosovën, e prek edhe Shqipërinë”, deklaroi Hoxha në kryeqendrën kosovare.

Ky ‘selam’ shkon drejtpërdrejtë ndaj vendeve fqinje, sidomos ndaj Serbisë që mos të kenë mësymje ndaj territorit të Kosovës.

E për këtë e shumë tema tjera me rëndësi për vendin dhe politikën e jashtme të saj u diskutua sot në edicionin më të ri të Info Magazines.

Diplomati Albert Prenkaj, deklaroi në Klan Kosova se nuk beson se ky mesazh ka ardhur pa koordinim me vendet e NATO-s.

“Pra, është një mesazh i qartë, i cili përcillet vendeve të aksit antiatlantik, që shkon nga Beogradi e deri në Moskë e tutje. Pra, është një qëndrim i qartë i shtetit shqiptar, jo veç në aspektin e sigurisë, por edhe në aspektin e bashkëpunimit”, deklaroi Prenkaj gjatë intervistës në Klan Kosova.

“Pamë edhe tema të tjera që janë nxjerrë para mediave, pra pas takimit të dy ministrave”, shtoi ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT