Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është pritur për takimin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas këtij takimi, të dy palët kanë mbajtur një konferencë për media, ku Osmani ka folur për nevojën e forcimit të personelit, mjeteve për ruajtjen e kufirit me Serbinë, për të parandaluar çfarëdo përpjekje destabilizuese që mund të vijë nga shteti fqinj.
Osmani gjatë kësaj deklarate, ka citur presidentin e Shteteve të Bsahkuara të Amerikës, Donald Trump për politikën e arritjes së paqes përmes fuqisë, politikë që kuptohet më së miri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu, Osmani ka thënë se këtë politikë e kuptojnë mirë edhe ata që mund t’iu shkojë mendja për veprime destabilizuese.
“Siç e ka thënë miku juaj i mirë, dhe miku i madh i Kosovës, presidenti Donald Trump, politika e paqes përmes fuqisë, është ajo që do të kuptohet më së miri në këtë rajon, e sidomos nga ata që mund t’iu shkojë mendja të përdorin veprime destabilizuese”, tha Osmani në konferencë.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


