Saturday, June 20, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia zbardh disa grabitje në Durrës, arrestohen dy të dyshuar

Policia zbardh disa grabitje në Durrës, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit në kuadër të dy operacioneve të veçanta, pas dyshimeve për përfshirje në disa raste vjedhjesh me armë dhe dhunë.

Sipas autoriteteve, njëri prej të arrestuarve është një 21-vjeçar nga Kruja, i dyshuar se ka tentuar të kryejë vjedhje i armatosur dhe i maskuar në oborrin e një banese në fshatin Radë. Gjatë operacionit për kapjen e tij, i riu ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga efektivët e policisë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia ka sekuestruar dy armë zjarri, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme hetimore.

Në një operacion tjetër, është ndaluar një 51-vjeçar nga Tirana, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me një person tjetër të arrestuar më herët për grabitjen me dhunë të dy qytetarëve në zonën e Shënvlashit dhe Rinasit.

Sipas hetimeve, 51-vjeçari dyshohet se ka ndihmuar në transportimin e bashkëpunëtorit të tij gjatë kryerjes së grabitjeve ndaj drejtuesve të taksive në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin dhe Krujën.

Policia bën të ditur se identifikimi i të dyshuarve u mundësua pas analizimit të provave dhe pamjeve filmike, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar materiale që lidhen me veprimtarinë e tyre të dyshuar kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për vijimin e hetimeve dhe veprimet e mëtejshme ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT