Saturday, June 6, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia vendos masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Luksemburg në “Air Albania”

Policia vendos masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Luksemburg në “Air Albania”

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave të sigurisë për ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, e cila do të zhvillohet të shtunën në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, masat do të zbatohen para, gjatë dhe pas përfundimit të takimit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të aktivitetit sportiv.

Policia bën me dije se janë angazhuar një numër i konsiderueshëm punonjësish, ndërsa do të kryhen kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve në hyrje të stadiumit. Kontrollet do të synojnë parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara, përfshirë lëndë piroteknike, banderola me përmbajtje raciste, sende të forta, monedha metalike, çadra, çakmakë dhe çdo objekt tjetër që mund të rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve.

Në kuadër të planit të masave, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse kryesore të kryeqytetit. Hyrja e tifozëve në stadium do të fillojë në orën 18:00.

Ndër rrugët që do të bllokohen përkohësisht përfshihen Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali”, “Abdyl Frashëri” dhe disa segmente të tjera pranë zonës së stadiumit dhe institucioneve diplomatike.

Autoritetet theksojnë se këto masa janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe sigurinë e qytetarëve, ndërsa rrugët kryesore si Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të mbeten të hapura për qarkullim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT