Në kuadër të fushatave vetëdijesuese për parandalimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, Policia Rajonale e Ferizajt ka organizuar aktivitete simbolike me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Përmes projektit “Ju jeni zëri i frymëzimit, shpresës dhe ndryshimit në botë”, policia ka shpërndarë lule në të gjitha sheshet kryesore të qyteteve të Ferizajt, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hani i Elezit, duke përcjellë mesazhin e mbështetjes dhe barazisë, transmeton Klankosova.tv.
Në kuadër të kësaj fushate, u theksua rëndësia e raportimit të dhunës.
The post Policia në Ferizaj dhuron lule në nder të Ditës së Gruas appeared first on Klan Kosova.


