Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, ka realizuar me sukses një operacion policor që ka çuar në arrestimin e një shtetasi gjerman të kërkuar nga INTERPOL-i për veprën penale “rrëmbim i fëmijës”.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për të dyshuarin me inicialet A.M.L. (1989), për të cilin autoritetet spanjolle kishin njoftuar se dyshohej se kishte rrëmbyer një fëmijë gjashtëvjeçar dhe ndodhej në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
Policia njoftoi se, pas bashkëpunimit me Qendrën për Punë Sociale dhe autoritetet spanjolle, më 25 qershor fëmija iu kthye në mënyrë të sigurt nënës së tij.
Postimi i plotë:


