Wednesday, June 3, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia e Lezhës e konfirmon për Klanin, dy të vdekur në plazhin...

Policia e Lezhës e konfirmon për Klanin, dy të vdekur në plazhin e Shëngjinit – dyshohet se janë kosovarë (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vdekja e dy personave është konfirmuar për Klankosova.tv nga Policia e Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat dyshohet se janë nga Kosova, por një gjë e tillë akoma s’është konfirmuar.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e Policisë atje.

Grupi prej katër personave dyshohet se ishte rrëmbyer nga dallgët teksa ndodheshin në det.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë.

Klankosova.tv do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

E rëndë: Raportohet për viktima në Shëngjin, dyshohet se u goditën nga dallgët

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT