Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmePo punohet për ngritjen e standardit të jetesës për romët (Video)

Po punohet për ngritjen e standardit të jetesës për romët (Video)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, deputeti Ergjan Galushi, morën pjesë në aktivitetet kulturore kushtuar gjuhës dhe kulturës Rome.

Kryeministri Kurti tha se po punohet për ngritjen e vetëdijesimit dhe standardit të jetesës për komunitetin rom. Ai tha se qeveria që ai drejton ka rritur vëmendjen për ngritjen e standardit të shkollimit dhe jetesës së këtij komuniteti.

Kurse, zvendëskryeministrja, Emilja Rexhepi përgëzoi të gjithë kontributdhënësit në ruajtjen e traditave dhe gjuhës rome.

Kryeministri Kurti po sonte mori pjesë edhe në kremtimin e 15 vjetorit të themelimit të subjektit politik të komunitetit boshnjak NDS.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT