Kosovari i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, së fundmi ka qenë pjesë e një reportazhi të klubit të tij ku ka folur për fëmijërinë dhe për rrugëtimin e tij në futboll.
“Këtë tatuazh e kam bërë për shkak të transferimit tim në Rusi. Thotë ‘pa ndërmarrë rrezik, nuk ka tregim’. Do të thotë që duhet të ndërmarrësh rrezik në mënyrë që të kesh një tregim”, thotë Daku në intervistë, përcjell Klankosova.tv
“Fëmijëria ime ishte sikur e krejt fëmijëve atje – me shumë ambicie dhe shumë ëndrra”.
Daku ka rrëfyer se si qëndronte gjatë tërë kohës jashtë duke luajtur e vrapuar, duke dalë në mëngjes e duke u kthyer në mbrëmje në shtëpi.
“Më pas u rrita dhe kam familje, posaçërisht prindërit, për të cilët ka qenë shumë e vështirë në shtëpi. Kam gjyshin dhe gjyshen, ishim katër fëmijë. Për shembull, për prindërit e mi ishte shumë e vështirë, veçanërisht për babanë, sepse nëna ime nuk punonte – vetëm babai”.
“Ai duhej të mendonte se si të fitonte sa më shumë para që ishte e mundur dhe ai nuk i ka hyrë kurrë rrugës së keqe për të fituar shpejt”.
“Ka provuar gjithmonë të jetë i ndershëm sepse pa punë të mirë nuk mund të arrish”.
“Në fund të fundit, po provoj të jem njeri i mirë si babai im”.
The post “Po provoj t’jem njeri i mirë si babai im”, thotë Daku – Rubini reportazh të ndier kosovarit appeared first on Klan Kosova.


