Një konflikt mes dy adoleshentëve ka përfunduar me përdorimin e armës së ftohtë në fshatin Sheqeras të Maliqit në Shqipëri, ku një 14-vjeçar ka goditur me thikë një 15-vjeçar, duke e plagosur në krah dhe në bark, shkruan Gazeta Sinjali.
I plagosuri është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin rajonal të Korçës, ndërsa gjendja e tij raportohet e stabilizuar.
Pas ngjarjes, autori është larguar në banesën e tij dhe ka fshehur mjetin prerës, i cili më pas është sekuestruar nga policia e Maliqit.
Burime pranë hetimit bëjnë të ditur se 14-vjeçari ka deklaruar para policisë se konflikti kishte nisur më herët për shkak të një zënke në rrjetet sociale.
Policia ka nisur procedurat për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ndaj të miturit autor janë marrë masat e nevojshme ligjore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


