Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajme“Plaku” i Prishtinës në gjendje kome pas atentatit, autorët zhduken pa gjurmë

“Plaku” i Prishtinës në gjendje kome pas atentatit, autorët zhduken pa gjurmë

Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”, po vazhdon të mbetet në gjendje kritike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas plagëve të rënda të marra në një sulm me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit.

Sipas mjekëve të Klinikës Intensive, pacienti është i intubuar, i mbajtur nën sedacion të thellë dhe i varur nga aparaturat për funksionet jetësore. Gjendja e tij mbetet e rëndë dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

“Pacienti vazhdon të jetë në trajtim intensiv dhe i lidhur me aparaturat mjekësore. Gjendja mbetet kritike,” ka deklaruar për Sinjalin Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, kur persona të maskuar hapën zjarr në drejtim të Vitijës dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Deri më tani, autorët e dyshuar mbeten në arrati.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre, ndërsa motivet e sulmit nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Për këtë rast, Sinjali ka raportuar ekskluzivisht.

Ekskluzive | Plagoset Harbim Vitija, i njohur me nofkën “Plaku” – u qëllua në kokë brenda një kafiterie

Plagosja e “Plakut” – QKUK flet për Sinjalin: Gjendja e tij mbetet shumë e rëndë dhe jo stabile

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT