Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeShowbizPlagosja në Pejë, njëri nga të plagosurit është jashtë rrezikut për jetë

Plagosja në Pejë, njëri nga të plagosurit është jashtë rrezikut për jetë

Dy persona mbetën të plagosur të premten në qytetin e Pejës.

Pas incidentit, të plagosurit u dërguan për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ndërsa njëri prej tyre u transferua më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


Sipas njoftimit të bërë sot nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës, gjendja shëndetësore e personit që po trajtohet në këtë spital është jashtë rrezikut për jetën, transmeton Telegrafi.

“Në vijim të njoftimeve lidhur me rastin e plagosjes së ndodhur dje, Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se: Njëri nga pacientët është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe aktualisht është në gjendje stabile dhe pa rrezik për jetën. Të gjithë personat e përfshirë në rast janë trajtuar nga ekipet mjekësore të spitalit, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore”, thuhet në njoftim.Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth plagosjes së dy personave që ndodhi ditën e premte në qytetin e Pejës.

Ndryshe, në raportin e policisë thuhet se i dyshuari kishte shtënë me armë automatike në drejtim të veturës ku kishin qenë katër persona, e si pasojë e të shtënave, dy prej tyre janë plagosur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se me armë automatike kishte shtënë në drejtim të veturës me targa vendore në të cilën kanë qenë katër persona meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy persona në veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, bëhet e ditur në njoftim.

Nga i dyshuari janë konfiskuar katër armë zjarri si: dy pushkë automatike AK-47 me nga 18 dhe 15 copë fishekë, dy pistoleta njëra me 5 copë fishek dhe 75 copë fishekë tjerë të armës automatike.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT