Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeLajmeHajnat shfrytëzojnë kaosin e përmbytjeve, grabisin paratë nga kasaforta në Nepal

Hajnat shfrytëzojnë kaosin e përmbytjeve, grabisin paratë nga kasaforta në Nepal

Policia nepaleze ka arrestuar 29 persona, të cilët dyshohet se kanë vjedhur para që u përkisnin viktimave të përmbytjeve.

Sipas policisë, banorët dyshohet se kanë thyer dhe vjedhur paratë nga një kasafortë e gjetur në brigjet e lumit Trishuli, pasi ajo ishte marrë nga vërshimet.

Policia arrestoi 29 persona dhe rikuperoi rreth 143 mijë paund nga shtëpitë e të dyshuarve.

Hetuesit po vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë të përfshirë në vjedhje.

Ndërkohë, autoritetet po përpiqen të gjejnë edhe pronarin e ligjshëm të parave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT