Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmePlagosja e policit në Tiranë, dy vëllezër dyshohen si autorë dhe shpallen...

Plagosja e policit në Tiranë, dy vëllezër dyshohen si autorë dhe shpallen në kërkim

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e efektivit të policisë Anxhelo Kumaraku, ngjarje e ndodhur mesnatën e së dielës në Tiranë.

Sipas mediave në Shqipëri, autorë të dyshuar janë dy vëllezër, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të mëhershëm për borxh me një fqinj të efektivit të plagosur.

Në momentin e ngjarjes, polici raportohet se ka qenë në shoqërinë e fqinjit të tij, i cili ishte nën masën “arrest në shtëpi”.

Dyshohet se konflikti mes palëve ka nisur më herët dhe është përshkallëzuar në një akt hakmarrjeje, ku të dyshuarit kanë qëlluar me armë zjarri, duke plagosur efektivin e policisë.

Policia shqiptare ka identifikuar dy vëllezërit e dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT