Një rast i grabitjes është regjistruar të mërkurën pasdite në afërsi të një qendre tregtare në Graçanicë.
Sipas policisë, një punëtor i një firme ka raportuar se teksa ishte duke drejtuar automjetin e kompanisë ku punon, është goditur nga një veturë, ndërsa dy persona e kanë grabitur, transmeton Klankosova.tv.
“Pas goditjes kishin dal nga vetura dy persona të dyshuar të cilët kishin përdor sprej ndaj tij dhe kishin arrit që të marrin çantën në të cilën ndodheshin para të gatshme në vlerë të konsiderueshme dhe kishin ikur në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e policisë.


