Thursday, June 25, 2026
spot_img
HomeLajmePjetër Shala në tri beteja ligjore me Specialen (VIDEO)

Pjetër Shala në tri beteja ligjore me Specialen (VIDEO)

Me Specialen ka hapur dy beteja ligjore, paralelisht. Derisa, një betejë tjetër e ka hapur edhe në një institucion tjetër.

Së pari, Pjetër Shala i është drejtuar Dhomës Kushtetuese të Gjykatës Speciale si shkalla finale e këtij institucioni, nga e cila kërkon të vërtetojë se “Ujkut” të luftës, i janë shkelur të drejtat e njeriut.

Shala, të cilit Mbrojtësi i Viktimave i kundërpërgjigjet të premten e 26 qershorit, thotë se Themelorja, Apeli e Supremja nuk qenë të drejta në raport me të, hetimet e mbrojtjes dhe mënyrën se si iu shfrytëzuan si deklarata inkriminuese, rrëfimet që kishte bërë pa shoqërinë e avokatit në 2016 dhe 2019.

Përmendet edhe fakti se mbrojtjes nuk iu lejua thirrja e dëshmitarëve që deshi, si Ruzhdi Saramati.

Kushtetuesja do ta shqyrtojë edhe njëherë faktin se Specialja e merr si limit burgimin e përjetshëm për dënim, si pasojë jep verdikte më të rënda për krime lufte se secila gjykatë tjetër në Kosovë apo TPNJ.

Por pos kësaj, Shala i është drejtuar edhe Dhomës Supreme, për vendimin i cili është pasojë e dënimit të tij për krime lufte, zhdëmtimi i viktimave.

Ish-komandant Ujku e vlerëson të padrejtë vendimin për dhënien e 208 mijë eurove reparacion 8 viktimave, edhe pse për të njëjtat vepra iu ul dënimi nga 18 në 13 vjet burgim.

Për këtë ankesë tashmë ka përgjigje nga Mbrojtësi i Viktimave, Simon Laws, i cili thotë se ndryshimi i dënimit nga Apeli është krejt i parëndësishëm për zhdëmtimin.

Pos këtyre dyjave, Shala po pret ende një përgjigje nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut nëse do ta pranojë ta shqyrtojë adresimin e tij të janarit 2026, kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT