Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmePesë vjet presidente, Osmani: Kosova ka treguar se edhe një shtet i...

Pesë vjet presidente, Osmani: Kosova ka treguar se edhe një shtet i vogël mund të ketë zë të madh

Në përmbyllje të mandatit të saj pesëvjeçar, Vjosa Osmani tha se ndihet krenare që institucionin që drejtoi po e lë si më të respektuarin në botë, me dyer të hapura dhe aleanca të forcuara.

Ajo përmendi si arritje kyçe njohjet ndërkombëtare të reja, liberalizimin e vizave me Bashkimi Evropian dhe përparimin drejt integrimit të Kosovës në BE, NATO dhe Këshillin e Evropës.

Osmani nënvizoi gjithashtu pjesëmarrjen historike të vendit në samite ndërkombëtare dhe rolin e saj aktiv në agjendat globale për gratë, fëmijët dhe sigurinë.

“Në këto 5 vjet kemi dëshmuar se edhe një shtet i vogël mund të ketë zë të madh,” tha Osmani, duke theksuar vizionin e saj për një Kosovë të pranishme dhe kontribuese në forumet ndërkombëtare.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT