Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajmePesë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të Amazon, viktimat ishin në...

Pesë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të Amazon, viktimat ishin në dy automjete

Pesë persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u lënduan pasi një avion transportues i Amazon u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit. Hetuesit kanë bërë të ditur se viktimat dhe të lënduarit ndodheshin në dy automjete në tokë.

Avioni Boeing 767-300, i operuar nga kompania 21 Air, doli nga pista të dielën dhe goditi një furgon të kompanisë së pastrimit të aeroportit, në të cilin ndodheshin shtatë persona. Më pas, avioni theu rrethimin e aeroportit dhe u përplas me një automjet Toyota, ku ndodheshin tre persona.

Jennifer Homendy, kryetare e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB), e përshkroi vendin e aksidentit si “shkatërrim të plotë”, duke theksuar se është ende herët për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

Hetuesit kanë gjetur regjistruesit e fluturimit dhe do të shqyrtojnë sistemet e avionit, përvojën e ekuipazhit dhe kushtet atmosferike si faktorë të mundshëm që mund të kenë ndikuar në aksident.

Autoritetet e Miamit identifikuan të martën pesë personat që humbën jetën. Ata janë Rolando Aleman Leon, 55 vjeç; Yoel Rodriguez Naranjo, 53 vjeç; Julio C. Pineda, 75 vjeç; Carlos Acosta Fajardo, 53 vjeç; dhe Javierkys Reyes Quevedo, 47 vjeç.

Tre persona vazhdojnë të jenë të shtruar në spital, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike. Piloti dhe bashkëpiloti, të cilët gjithashtu pësuan lëndime, janë liruar nga spitali, raportoi Miami Herald.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT