Shkrimtari, Albatros Rexhaj i ftuar në emisionin “Weekend” tha se personi i duhur në jetë vie gjithmonë në kohën e duhur.
Rexhaj tha se vuajtja për dashurinë është ndër vuajtjet dhe emocionet më të veçanta të njeriut, transmeton klankosova.tv.
“Njeriu ka nevojë edhe për vuajtjen e dashurisë, ka njeriu vuajtje të ndryshme në jetë, por vuajtja e dashurisë është një vuajtje e veçantë”, tha ai.
Tutje, ai shtoi se shpesh njerëzit marrin vendime derisa nuk janë të gatshëm dhe nuk kanë përvojën e duhur jetësore.
“Personi i duhur vjen gjithmonë në kohën e duhur, por ajo çka ndodhë është që njerëzit marrin vendime në jetë pa mendu mirë, pa e njoftë veten mirë, pa pasë përvojë të mjaftueshme jetësore”, tha ai.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:


