Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeLajmePërplasen dy vetura në Mitrovicë, katër persona të lënduar

Përplasen dy vetura në Mitrovicë, katër persona të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënesi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se janë përfshirë dy vetura në lëvizje.

Si pasojë, të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.

“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, tha Zahiti. /Klankosova.tv 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT