Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës në Shqipëri.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet, të cilët janë përmbysur dhe kanë përfunduar në mes të rrugës.
Si pasojë e aksidentit është vështirësuar qarkullimi në këtë segment, ndërsa dyshohet se një person ka mbetur i lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe Policia, të cilat po merren me rastin.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


