Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmePërleshja mes qytetarit dhe një polici në Podujevë, dalin detajet

Përleshja mes qytetarit dhe një polici në Podujevë, dalin detajet

Një incident ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Sekiraçë të Podujevës, ku një mosmarrëveshje në trafik ka përfunduar me sulm fizik mes dy personave.

Sipas raportit, i dyshuari ka sulmuar viktimën, pjesëtar i Policisë së Kosovës, duke shkaktuar një përleshje mes tyre, njofton Klankosova.tv.

Të dy palët kanë marrë tretman mjekësor për lëndimet që kanë pësuar gjatë incidentit.

“Pas një mosmarrëveshje në trafik i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar pjesëtar i PK-së  kështu që kanë ardhur deri te përleshja mes tyre.  Të dy palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT