Ish-presidenti Hashim Thaçi përmes një interviste për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, foli për përjetimet nga burgu.
Ai u shpreh se buzëqeshja aty nuk buron nga thellësia e zemrës dhe se ushqimi që ha dhe pijet nuk e kanë shijen origjinale.
“Megjithëse, edhe takimet dhe bisedat me familjarë nuk e kanë përjetimin apo ngrohtësinë emocionale normale. Këtu buzëqeshja nuk buron nga thellësia e shpirtit, zemrës dhe haresë. Ushqimi që ha, kafeja apo çaji që pi nuk e kanë shijen origjinale”, tha ai.
Thaçi tutje tha se aty çdo gjë është e përkohshme dhe artificiale, derisa u shpreh se bën gjumë të rehatshëm.
“Çdo gjë duket e përkohshme, artificiale, sipërfaqësore, por në realitet ka vite të tëra, thellësisht të shkëputura nga jeta e lirë. Bëj gjumë të rehatshëm, por nuk më sjell mjaftueshëm sensin e rigjenerimit mendor e as fizik”, tha ai./Klankosova.tv


