Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmePërditësohen të dhënat: Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Përditësohen të dhënat: Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Qarkullimi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po zhvillohet pa ngarkesa të mëdha, shkruan Sinjali.

Sipas të dhënave të fundit, në shumicën e pikave kufitare pritjet për automjete janë 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Pritje më të gjata janë regjistruar në Dheu i Bardhë, ku për dalje nga Kosova qytetarët po presin 15 deri në 20 minuta.

Ndërkaq, në Jarinjë, shkruan Sinjali pritjet për dalje janë 10 deri në 15 minuta, ndërsa në të gjitha pikat e tjera të paraqitura në raport, qarkullimi vazhdon me pritje minimale.

Në Bërnjak, Glloboqicë, Han të Elezit, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë të Morinës, Qafë të Prushit, Stanqiq dhe Vërmicë, pritjet janë kryesisht 3–5 minuta.

Sipas të dhënave, nuk raportohet për kolona të gjata në këto pikëkalime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT